Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku ndaj një automjeti pasagjerësh, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një moped me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një i mitur 17-vjeçar nga Gostivari.
Në aksident është lënduar i mituri, lëndime trupore të cilat janë konfirmuar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Pas verifikimeve të kryera, është konfirmuar se i mituri e ka drejtuar mopedin pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, kundër të miturit është paraqitur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim i pamatur i mjetit motorik”.
