Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar policor dhe shkëmbimit në kohë të informacioneve operative nga ana e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB, në territorin e Francës, në pikëpagesën Fonten, janë sekuestruar 68 kilogramë kokainë, të cilat janë gjetur në një automjet transportues, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.F. (44).
Sekuestrimi është rezultat i informacioneve operative të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, përkatësisht Njësia për Tregti të Palejuar të Drogës, të cilat përmes Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Europolit, u janë dorëzuar autoriteteve kompetente të Francës.
Ky është aksioni i dytë i suksesshëm ndërkombëtar brenda një muaji, pas bashkëpunimit të mëparshëm me policinë e Greqisë, i cili rezultoi me sekuestrimin e 324 kilogramëve marihuanë.
Këto rezultate konfirmojnë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe përkushtimin e vazhdueshëm të MPB-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së palejuar të drogës.
Kapet në Francë 44-vjeçari nga Maqedonia me 66 kilogramë kokainë!
9
