Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Haraçinë, 26 tetor Zhurnal.mk – Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.

Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.

Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.

Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!

Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër