Mickoski telefonon Ilija Srdanoviqin, e përgëzon për fitoren në zgjedhjet në Serbi

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me profesorin dr. Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore në Serbi, të cilin e ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor dhe fitoren.

Lajmin e bëri të ditur vetë Mickoski, përmes një njoftimi ku konfirmoi se gjatë bisedës i ka përcjellë urimet për suksesin e arritur dhe i ka dëshiruar suksese në periudhën e ardhshme.

“E përgëzova për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, si dhe i urova sukses në periudhën që vjen”, ka shkruar Mickoski.

Kryeministri shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.

Në njoftimin e Mickoskit nuk janë bërë të ditura detaje të tjera nga biseda telefonike, ndërsa nuk janë paralajmëruar hapa konkretë për bashkëpunimin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër