Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të vizitës së Albulena Haxhiut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Regjim të posaçëm të komunikacionit do të ketë sot në Shkup për shkak të vizitës së delegacionit nga Republika e Kosovës.

“Sot, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Për këto arsye, Njësia për sigurinë e komunikacionit rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e regjimit të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja u bëjnë apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat, që do t’i japin nëpunësit policorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër