Mexhiti dhe Kasami presin Albulena Haxhiun në Shkup: Bashkëpunimi me Kosovën dhe projektet infrastrukturore në fokus

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetarët e VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë mirëpritur në Shkup kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Së bashku me kolegët nga presidenca e VLEN-it, Mexhiti dhe Kasami bashkë me Haxhiun kanë vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë dhe zejtarë.

Nga publikimet është bërë e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy republikave, projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër