Tiranë, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster.
Ambasada e Holandës në Tiranë bëri të ditur se, në takim u diskutua mbi bashkëpunimin në vijim dhe prioritetet e përbashkëta për forcimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Në njoftim theksohet se Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në garantimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv me partnerët tanë shqiptarë në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta”, thuhet në reagimin e ambasadës.
