Ndërron jetë Samka Ibraimovski, ish-deputet dhe ish-ministër pa portofol

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 nëntor, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetar i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-ministër pa portofol.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga portali “Roma Press”.

Ibraimovski ishte një figurë e njohur e skenës politike në Maqedoninë e Veriut dhe një nga përfaqësuesit e komunitetit rom në institucionet e vendit. Gjatë karrierës së tij politike, ai ka ushtruar funksionin e deputetit në Kuvend, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Për vite me radhë, ai ka drejtuar PCER-në, duke qenë i angazhuar në përfaqësimin politik dhe avancimin e të drejtave të komunitetit rom.

Vdekja e tij shënon ndarjen nga jeta të një figure me aktivitet të gjatë politik dhe institucional në vend.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkakun e vdekjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.

artikuj të ndërlidhura