“Është fari im ndriçues”, Elsa Lila rrëfen marrdhënien me të bijën: Më ka ndryshuar jetën!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja Elsa Lila ka folur me shumë emocion për marrëdhënien me të bijën 15-vjeçare, duke treguar se ardhja e saj në jetë e ka ndryshuar tërësisht, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë artistik.

E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, Elsa Lila u shpreh se Evita është forca që e shtyn të ecë përpara, të krijojë dhe të ngjitet në skenë.

“Frymëzimi im i vetëm është Evita. Më ka ndryshuar jetën totalisht”, u shpreh e emocionuar këngëtarja.

Pjesë nga intervista

Fjodora Fjora: Si ndihet sot një nënë me një vajzë 15-vjeçare, kur sheh rrugëtimin, sfidat dhe atë që ajo është sot?

Elsa Lila: Jam shumë e qetë dhe shumë e lumtur. Ajo është motivi i jetës sime këto 15 vitet e fundit, së bashku me muzikën dhe gëzimet e tjera, por ajo është fari ndriçues që më inspiron dhe më jep energji të shkoj përpara, të krijoj, të dal në skenë, të bëj këngë të reja. Frymëzimi im i vetëm është Evita. Më ka ndryshuar jetën totalisht. Më ka bërë njeri më të mirë dhe artiste më të mirë në skenë. Sepse unë tani, kur dal në skenë, mbart edhe qelizat e saj brenda vetes sime. Kur hap gojën të këndoj dhe tentoj të zbraz emocionet e mia, kam edhe Evitën brenda meje, gjithmonë.

artikuj të ndërlidhura