Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Gjirin e Vlorës, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Katër anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në Gjirin e Vlorës, ku do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët me Forcën Detare Shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dhe rritjes së ndërveprueshmërisë mes vendeve aleate.

Sipas raportimeve në media, në përbërje të grupit detar janë dy anije nga Gjermania, një nga Italia dhe një nga Spanja. Luftanijet kanë mbërritur në ujërat shqiptare më 2 nëntor dhe do të qëndrojnë deri më 6 nëntor.

Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa në datat 5 dhe 6 nëntor janë parashikuar stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore. Në këto manovra do të angazhohen anijet luftarake të NATO-s dhe mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare.

Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit operacional mes forcave detare të vendeve aleate, si dhe rritjen e aftësisë së tyre për të vepruar në mënyrë të koordinuar. po ashtu, synohet rritja e gatishmërisë luftarake dhe përgatitja e personelit ushtarak për angazhime të përbashkëta në kuadër të misioneve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

artikuj të ndërlidhura