14
Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Më 02.11.2026, në ora 18:00, në SPB Tetovë, një grua 34-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se ish-partneri i saj 30-vjeçar nga Shkupi e ka përcjellë dhe i ka drejtuar kërcënime, duke mos respektuar në këtë mënyrë vendimin për masat mbrojtëse të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
