Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Nga VMRO-DPMNE në pushtet vlerësojnë se LSDM-ja dhe Venko Filipçe në asnjë mënyrë nuk po heqin dorë nga matrica, siç thonë ata, që çdo temë dhe situatë në shtet ta shfrytëzojnë për ngritjen e histerisë dhe për të shkaktuar frikë e panik te qytetarët.
“ kështu ishte me temën e migrantëve në Maqedoni, me ujin në Gostivar, më pas përhapën panik se uji për pije në Shkup është i pasigurt, pastaj se FSPIM-i ishte i rrezikuar dhe se pensionistët nuk do të mund t’i merrnin pensionet e tyre, e çfarë tjetër jo.
Tani së fundmi janë kapur edhe pas gjendjes në sistemin bankar, si një përpjekje e re për të fituar hapësirë mediatike dhe për të përfituar ndonjë pikë të mjerë politike, sepse me plan, program dhe ofertë për qytetarët, dukshëm nuk munden.”
Nga partia në pushtet theksojnë se as sistemi bankar në shtet nuk është vënë në pikëpyetje, as nuk ka pakënaqësi, as trazira apo panik.
“Vetëm LSD-ja dhe Venko Filipçe dëshirojnë të shkaktojnë artificialisht shqetësim dhe panik te qytetarët dhe mosbesim të tyre ndaj sektorit bankar dhe institucioneve shtetërore.
Tezat e hedhura nga Venko Filipçe në formë të mbështjellë pyetëse nuk e shpëtojnë atë nga përgjegjësia për përpjekjen që të krijojë frikë, panik dhe pasiguri te qytetarët se paratë e tyre janë të rrezikuara.”
Shteti, përfshirë edhe Bankën Popullore, sigurojnë nga VMRO-DPMNE, po ndërmerr të gjitha masat për mbrojtjen e interesave të shtetit, qytetarëve, kursimtarëve dhe investitorëve.
“Fabrika për krijimin e frikës dhe panikut e LSD-së, nën udhëheqjen e Filipçes, nuk do të ketë sukses, ashtu siç nuk pati sukses as me migrantët, as me ujin dhe as me pensionet.”
