Shkup, 4 nëntor Zhurnal.mk – Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, nesër në orën 14:00 do t’ia dorëzojë kryeministrit Hristijan Mickoski Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit.
Pas dorëzimit të raportit, në orën 14:45, Mickoski dhe Rokas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në Qendrën Mediatike të Qeverisë.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pasditen e sotme e ka pranuar zyrtarisht Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Gashi vlerësoi se dokumenti paraqet një pasqyrë objektive të rezultateve të arritura dhe sfidave me të cilat përballet shteti.
