14
Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Në Komisionin Komunal Zgjedhor, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, ka mbërritur një ankesë për vendvotimin 2038, në fshatin Çellopek. Sot, në orët e pasdites, pritet të mbahet mbledhja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku do të vendoset nëse ky vendvotim do të anulohet apo jo.
