Kriva Pallankë, 5 nëntor Zhurnal.mk – Reagimet e qytetarëve të shqetësuar nuk po ndalen. Edhe mbrëmjen e kaluar, lopët janë vërejtur duke lëvizur lirshëm nëpër zonën qendrore të qytetit të Kriva Pallankës, duke uzurpuar hapësirat publike dhe ato të gjelbra.
Pamjet filmike të dërguara nga qytetarët dokumentojnë gjendjen dhe theksojnë nevojën për ndërhyrje urgjente.
Qytetarët apelojnë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi të kahershëm, që vazhdon prej dekadash, duke penguar jetën e përditshme dhe duke krijuar rreziqe për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe për ruajtjen e hapësirave publike.
Duke iu referuar komunikatës së mëparshme të Shtabit të Krizave, Komuna e Kriva Pallankës kërkon nga Qeveria që të përfshihet urgjentisht në zgjidhjen e problemit, përmes veprimit të koordinuar të institucioneve kompetente dhe ndërmarrjes së masave konkrete në terren.
“Është i domosdoshëm një reagim i përbashkët institucional, me përgjegjësi të qarta dhe aktivitete të menjëhershme që do të çojnë drejt një zgjidhjeje të përhershme. Qytetarët me të drejtë presin lëvizje të sigurt dhe shfrytëzim të papenguar të hapësirave publike”, thonë nga Komuna e Kriva Pallankës.
Nga komuna përcjellin edhe apelin e bashkëqytetarëve të tyre:
“Ky problem prej dekadash duhet të marrë urgjentisht një zgjidhje përfundimtare. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e hapësirave publike duhet të jenë prioritet”.
