Tiranë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Franko-Rumun të Studimeve Evropiane, gjatë vizitës së tij në Rumani.
Në bashkëbisedim, Hoxha diskutoi mbi integrimin evropian të Shqipërisë, sfidat e dezinformimit dhe transformimet teknologjike që po ndikojnë të ardhmen e kontinentit.
Në qendër të dialogut ishte edhe roli i të rinjve në ndërtimin e një Evrope që vijon të ndryshojë dhe të bashkohet.
Gjatë takimit, Hoxha përcolli mesazhin se e ardhmja e Evropës varet edhe nga zgjedhjet dhe angazhimi i brezit të ri, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të tyre në procesin e ribashkimit të kontinentit.
“Evropa e së nesërmes do të jetë ajo që ata vetë do të zgjedhin të ndërtojnë”, ishte mesazhi i ministrit Hoxha për studentët.
