Një fenomen spektakolar natyror është regjistruar të shtunën në mëngjes në ishullin Capri në Itali, ku dy rryma janë formuar njëkohësisht në det, pranë shkëmbinjve të famshëm Faraglioni.
Dy rrymat u shfaqën pranë formacioneve karakteristike shkëmbore, duke krijuar një pamje të veçantë, sikur po “përqafonin” një prej monumenteve më të njohura natyrore të ishullit.
Fenomeni u regjistrua në kushtet e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Kampanjës, ku deri të shtunën në mëngjes ishte në fuqi një paralajmërim i verdhë për mot të paqëndrueshëm.
Parashikimet meteorologjike kishin paralajmëruar për stuhi të forta dhe rrezik rrëshqitjesh dheu në disa zona të rajonit.
