Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që provimi të jepet me pëqindje gjuhësore.

Sipas tij, nëse studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, provimi duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë.

Kadriu shton se njohja e gjuhës maqedonase mund të testohet me mekanizmat të tjerë, por jo përmes provimit profesional.

“Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, deklaroi Osman Kadriu, gjykatës Kushtetues.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër