Mickoski akuzon BDI-në për nxitje të tensioneve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski drejtoi kritika të ashpra ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e akuzuar këtë parti se po e politizon çështjen e provimit të Jurisprudencës. Ai tha se BDI, ndonëse ka qenë pjesë e pushtetit për rreth dy dekada dhe ka drejtuar disa herë institucione përgjegjëse për këtë fushë, nuk ka ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemit.

“Ndjej keqardhje që pas 20 viteve dhe disa ministrave të BDI-së, ata nuk kanë bërë asnjë hap në zgjidhjen e këtij problemi dhe tani me arrogancë mundohen të sulmojnë dikë që mundohet të ketë një përparim”, deklaroi Mickoski. Kryeministri shkoi edhe më tej, duke vlerësuar se retorika e BDI-së lidhur me këtë çështje mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike.

“Kjo është sjellje arrogante dhe shërben vetëm për ndezjen e tensioneve ndëretnike, diçka që më së paku na nevojitet si shtet. Kjo nuk është çështje etnike apo politike, kjo është çështje e sundimit të së drejtës”, theksoi ai.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe vazhdon të mbetet e hapur, ndërsa propozimi i dërguar në Komisionin e Venecias nuk ofron mundësinë e zhvillimit të të gjithë provimit në shqip. Përndryshe, studentët shqiptarë kanë deklaruar se janë kundër propozimit të Qeverisë dhe kanë paralajmëruar protesta të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër