Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin austriak, diskutojnë bashkëpunimin ekonomik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Giorg Shnetzar, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit politik e ekonomik.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar edhe për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në fokus të diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi ekonomik, me ç’rast presidentja ka theksuar rëndësinë e investimeve të drejtpërdrejta austriake për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Në fund, Shiroka Pula ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër