Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 nëntor Zhurnal.mk – Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur një ligjëratë kushtuar Inteligjencës Artificiale Gjenerative, duke ndarë me studentët njohuritë dhe perspektivat e tij mbi zhvillimet e kësaj teknologjie.

Ligjërata u karakterizua nga pjesëmarrja aktive e studentëve nga vende të ndryshme, të cilët përmes pyetjeve, diskutimeve dhe ndërveprimit me ligjëruesin kontribuuan në pasurimin e debatit akademik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Doc. Dr. Avni Rustemi, i cili prezantoi njohuritë dhe përvojën e tij në fushën e teknologjive Blockchain.

Përmes këtij aktiviteti, Festim Halili dhe kolegu i tij kontribuuan në shkëmbimin e përvojave akademike dhe promovimin e inovacionit, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndëruniversitar mes institucioneve akademike të rajonit.

Postim i plotë:

Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës së Western Balkans University në Tiranë, ku patëm mundësinë të ndajmë njohuri dhe perspektiva mbi Inteligjencën Artificiale Gjenerative.

Veçanërisht inspiruese ishte pjesëmarrja aktive e studentëve nga vende të ndryshme, të cilët përmes pyetjeve, tezave dhe diskutimeve interaktive i dhanë vlerë të shtuar ligjëratës.

Me këtë rast, edhe kolegu Doc. Dr. Avni Rustemi ndau njohuritë e tij mbi teknologjitë Blockchain.

Mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik!

https://www.facebook.com/share/p/1FTPra6VEX/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër