Kodra e Diellit ka filluar parapërgatitjet për sezonin e sivjetmë turistik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 nëntor Zhurnal.mk – “Kodra e Diellit ka filluar parapërgatitjet për sezonin e sivjetmë turistik. Risi e sivjetme do jetë shtimi i edhe një staze për fëmijë që do të ketë edhe skiliftin e vet”.

Drejtori i Kodrës së Diellit Gani Aliji thotë se është bërë incizimi edhe nga Fakulteti i makinerisë nga të cilët përfundimisht pritet edhe leja për një sezon të mbarë.

“Kemi pas ca probleme me rrjetet e ujëra nën gjashtë ulësen por bëmë projekt gjitha u rregulluan si dhe bëmë ndryshimin e linjës optike në Kodrën e Diellit, si dhe ndërrimin e hyrje daljeve për skiajotorët që ishin mbi dhjetë vjet të vjetra. Ne kemi bë përgatitjet edhe sa i përket linjës dhe internetit për Land liftin për fëmijë prej 100 metrash dhe e presim gjatë këtij muaji, sepse është në prodhim dhe në fund të muajit arrijnë në ski qendër”.

Problem edhe këtë vit pritet të jetë çështja e parkimit. Kreu i Komunës Kasami thotë se ky problem do të zgjidhet me qarkoren e re.

“Po bëhen punimet finale për rrugën e re për qasjen për në Kodër të Diellit, që besojmë se me rrugën e re qasja në pikun e sezonit do zgjidhet një herë e për gjithmonë”.

Sipas informatave nga objektet hotelerike por edhe nga ski qendra, edhe sivjet do mbesin të njëjta çmimet si për biletat sezonale dhe ditore, po ashtu edhe për banimin në hotelet apo shtëpizat që jepen me qira në këtë pikë turistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër