Kinë – Tajlandë, thellim i bashkëpunimit dypalësh

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kryeministri kinez Li Qiang deklaroi të shtunën se fakti që “Kina dhe Tajlanda janë të afërta si një familje” përbën një epërsi unik të marrëdhënieve dypalëshe, gjë që pasqyrohet në arritjet konkrete në fusha të ndryshme.

Li i tha këto gjatë takimit të tij me mbretin tajlandez Maha Vajiralongkorn në Bangkok.

Duke i përcjellë mbretit përshëndetjet e ngrohta të presidentit kinez Xi Jinping, Li u shpreh se gjatë vizitës shtetërore në Kinë vitin e kaluar, mbreti Maha Vajiralongkorn zhvilloi bisedime me presidentin Xi dhe të dyja palët arritën një konsensus të rëndësishëm për përparimin e krijimit të një bashkësie me të ardhme të përbashkët Kinë-Tajlandë.

Li tha se Kina e vlerëson faktin që familja mbretërore tajlandeze i ka kushtuar prej kohësh rëndësi të madhe dhe ka mbetur e përkushtuar ndaj nxitjes së miqësisë mes Kinës dhe Tajlandës.

Kryeministri kinez vuri në dukje më tej që rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës e Tajlandës, pavarësisht vështirësive, është veçanërisht e lavdërueshme në kontekstin e situatës së tanishme të trazuar ndërkombëtare.

Li u shpreh që Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Tajlandën, nën udhëzimin strategjik të dy krerëve të shtetit, për të ruajtur shkëmbimet e ngushta, për të zgjeruar bashkëpunimin në inovacionin teknologjik, automjetet me energji të re e fusha të tjera, për të thelluar shkëmbimet njerëzore, si dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik e shoqëror në të dyja vendet, për lumturinë e popujve të tyre.

Mbreti i Tajlandës i kërkoi Li Qiang-ut t’i përcillte përshëndetje të sinqerta dhe urimet më të mira presidentit Xi. Duke kujtuar vizitën e vet shtetërore në Kinë vitin e kaluar, mbreti u shpreh që takimi i tij i suksesshëm me presidentin Xi ishte frytdhënës dhe mbetet ende i gjallë në kujtesën e tij.

Mbreti u shpreh se vizita zyrtare e kryeministrit Li në Tajlandë do të ndihmojë në konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë tradicionale midis Tajlandës e Kinës, si edhe në thellimin e bashkëpunimit praktik midis dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër