Tiranë, 17 nëntor Zhurnal.mk – Protesta e radhës po zhvillohet këtë të martë para Kryeministrisë teksa janë regjistruar tensione mes forcave të rendit dhe qytetarëve, duke sjellë edhe shoqërimin e disa prej protestuesve.
Tubimi, i cili nisi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, u tensionua kur situata eskaloi në shkallët e institucionit qeveritar.
Një protestues refuzoi vazhdimisht thirrjet për t’u larguar nga zona e shkallëve. Përballë kësaj situate, efektivët e policisë ndërhynë për ta larguar me forcë. Situata më pas pati tensione të tjera që pasuan me disa shoqërime në komisariat.
Autoritetet nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar për numrin e saktë të personave të shoqëruar.

