Projektligj i ri për automjetet në RMV, gjobë prej 100 euro nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e paraqitni

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit të telefonit ose adresës elektronike brenda tri ditësh.

Ky është një nga detyrimet e parapara në ndryshimet e propozuara të Ligjit për Automjetet.

Sipas propozimit, ndryshimi duhet të paraqitet në një stacion të autorizuar për kontroll teknik.

Ndryshimet parashohin edhe vendosjen e ngjitëseve elektronike në automjete, përmes të cilave policia do të mund të kontrollojë vlefshmërinë e regjistrimit, sigurimit dhe kontrollit teknik.

Për heqjen, dëmtimin ose bartjen e ngjitëses në një automjet tjetër parashihet gjobë prej 500 euro. Megjithatë, ndryshimet ende janë në procedurë kuvendore dhe nuk kanë hyrë në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër