Shkup, 18 nëntor Zhurnal.mk – Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej 6.5 ballësh është dërguar gjatë natës përmes sistemit Android Earthquake Alerts. Sipas hartës së alarmit, lëkundjet mund të ndiheshin në 17 shtete evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë.
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën sizmike të njohur të Vrançës, në Rumani. Megjithatë, matjet e mëvonshme nga sizmologët e korrigjuan magnitudën fillestare prej 6.5 në rreth 5.6–5.7 ballë.
Sipas hartës automatike të përhapjes së valëve sizmike, përveç Rumanisë dhe Maqedonisë, tërmeti mund të jetë ndier edhe në Serbi, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Turqi, Moldavi, Ukrainë, Hungari, Sllovaki, Poloni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Rusi.
Sistemi Android Earthquake Alerts përdor sensorët e telefonave mobilë për të identifikuar lëvizjet sizmike dhe për të dërguar paralajmërime të shpejta te përdoruesit në zonat potencialisht të prekura.

