Çdo i dhjeti fëmijë në Maqedoni është ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor Zhurnal.mk – Çdo i dhjeti fëmijë në Maqedoni, i moshës 12 deri në 17 vjeç, që ka përdorur internetin, është ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Bëhet fjalë për rreth 12.000 fëmijë, shifër e konfirmuar edhe nga hulumtimi i fundit i UNICEF-it.

Shqetësues është edhe fakti se në 78 për qind të rasteve, abuzuesi është një person që fëmija e ka njohur më parë. Gati 88 për qind e fëmijëve kanë treguar për atë që u ka ndodhur, por më pak se 1 për qind e kanë raportuar rastin përmes mekanizmave zyrtarë.

Nevojitet krijimi i një linje kombëtare për raportimin e materialeve që përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve në internet, një mekanizëm që vendi ynë ende nuk e ka. Ndërkohë, së fundmi është hapur një shërbim i ri për raportimin e rasteve në rrjetet sociale. Deri më tani janë pranuar 25 raportime.

Shëndeti mendor është një tjetër sfidë serioze me të cilën përballen fëmijët. Këtë e dëshmon edhe rritja e numrit të telefonatave në linjën falas SOS të organizatës “Megjashi”, me emrin “Alo Bushavko”.

Shfrytëzimi dhe abuzimi seksual i fëmijëve po bëhen gjithnjë e më të pranishëm edhe në hapësirën digjitale. Për përballimin e këtij fenomeni nevojitet një qasje shumësektoriale, në mënyrë që të ofrohet mbështetje dhe mbrojtje për kategorinë më të cenueshme të shoqërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër