Mexhiti: 28 Nëntori na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Me këtë rast, Mexhiti theksoi rëndësinë historike të kësaj date për kombin shqiptar, duke vënë në pah edhe afrimin gjithnjë e më të madh ndërmjet shqiptarëve përmes bashkëpunimit dhe lehtësimit të lëvizjes.

“Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë, me lehtësimin e lëvizjes përmes projektit One Stop Shop dhe me një bashkëpunim që po merr gjithnjë e më shumë përmbajtje. Këto zhvillime i japin një dimension të veçantë marrëdhënieve tona, sepse afrimi mes shqiptarëve duhet të jetë i dukshëm edhe në jetën e përditshme të qytetarëve”, është shprehur Mexhiti.

Ai gjithashtu rikujtoi se këtë vit shënohet 20-vjetori i vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sheshin e Shkupit, duke e cilësuar atë si një simbol që lidh historinë kombëtare shqiptare me hapësirën publike të kryeqytetit.

Në fund, Mexhiti përcolli urimet për festën kombëtare: “Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!”

artikuj të ndërlidhura