Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësuesit e Kuvendit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 nëntor Zhurnal.mk – Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë të enjten, më 26 nëntor, një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jenë procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, zyrtarja e lartë evropiane do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, ajo do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa do të jetë e pranishme edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në një takim kushtuar ecurisë së negociatave të anëtarësimit.

Në axhendën e saj parashikohet gjithashtu një takim me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, ku pritet të diskutohen zhvillimet dhe sfidat e procesit të integrimit.
Përveç takimeve institucionale, Marta Kos do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të nxisë bashkëpunimin dhe investimet në rajon.

Komisionerja e Zgjerimit pritet të mbajë gjithashtu një fjalim në Forumin e Liderëve të Planit të Rritjes dhe Investimeve Rajonale.

artikuj të ndërlidhura