Enian Sina emërohet administrator i ri i Furnizuesit të Shërbimit Universal

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Enian Sina është prezantuar në detyrën e administratorit të ri të Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, me fokus përmirësimin e performancës financiare dhe operacionale, modernizimin e proceseve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve.

Gjatë prezantimit në ambientet e OSHEE Group, administratori i grupit, Mentor Hima, shprehu mbështetjen e strukturave dhe punonjësve për drejtuesin e ri, duke vlerësuar përvojën e tij profesionale.
“Me përvojën e tij në detyrat dhe funksionet që ka mbuluar, do të jetë një vlerë e shtuar në arritjen e objektivave të FSHU”, u shpreh Hima.
Ai evidentoi si prioritete të grupit rritjen e performancës financiare dhe operacionale, përmes modernizimit dhe digjitalizimit të mëtejshëm të proceseve të punës, me synim forcimin e transparencës dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.
Nga ana e tij, Enian Sina falënderoi për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes strukturave të grupit për përmirësimin e rezultateve të institucionit.
“Bashkëpunimi në grup do të jetë thelbësor në përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve të FSHU”, deklaroi Sina.

artikuj të ndërlidhura