Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor Zhurnal.mk – Reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian po krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor.

Kështu deklaroi Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kos theksoi se Bashkimi Evropian po përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, duke vlerësuar progresin e vendeve të rajonit në procesin e integrimit. Ajo veçoi Malin e Zi, që sipas saj është shumë pranë përmbylljes së negociatave, ndërsa për Shqipërinë u shpreh se viti 2027 mund të shënojë një moment të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit, nëse vendi ruan të njëjtin ritëm reformash.

“Reformat e zgjerimit fuqizojnë rritjen ekonomike. Ballkani Perëndimor është pjesë e së ardhmes ekonomike dhe investimeve. Ky është një moment i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja. Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në BE, Bashkimi Evropian po përgatitet të mirëpresë anëtarë të rinj. Dhe dy vendet që kanë ecur përpara janë pikërisht nga ky rajon. Mali i Zi është shumë afër dhe vitin e ardhshëm, në verë, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit. Shqipëria po ashtu po ecën në të njëjtën rrugë. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm”, deklaroi ajo.

artikuj të ndërlidhura