Balla: Integrimi në BE është objektiv mbarëkombëtar, matet me mirëqenien e qytetarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE), Taulant Balla nënvizoi sot rëndësinë e konsensusit politik në momentet ku ndodhet vendi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

KKIE organizoi sot në Tiranë takimin me temë “Gjendja aktuale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ku e ftuar ishte edhe Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Balla u shpreh se suksesi i integrimit nuk matet me numrin e kapitujve të mbyllur por me rritjen reale të standardeve të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Balla theksoi se Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ky, sipas tij, “nuk është objektiv vetëm i qeverisë dhe shumicës parlamentare por është objektiv mbarëkombëtar.

“Mund të kemi dallime politike, qasje të ndryshme për shumëçka mes njeri-tjetrit për qeverisjen e vendit, por destinacioni ynë i përbashkët është integrimi në BE”, u shpreh Balla.

Duke u ndalur te përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, Balla u shpreh se  kemi përgjegjësi të përbashkët që dialogu politik dhe dallimet të mos bëhen pengesë për përmbushjen e objektivave.

Balla përshëndeti raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili vlerëson progresin e arritur, ndërsa theksoi se raporti i KE-së nuk është thjesht një dokument vlerësimi, por është dokumenti ynë i punës.

Po ashtu, Balla përshëndeti udhërrëfyesin e KE-së për negociatat gjatë vitit 2027, ndërsa theksoi se “për herë të parë kemi një bosht me një perspektivë konkrete kohore”.

artikuj të ndërlidhura