Shkup, 29 nëntor, Zhurnal.mk – Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë kryesisht i vranët, me reshje lokale dhe të kohëpaskohshme të borës, ndërsa në zonat e ulëta përgjatë lumit Vardar priten reshje të përziera shiu dhe bore, transmeton Zhurnal.mk.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), reshjet do të ndërpriten nga fundi i ditës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të intensifikohet përgjatë luginës së Vardarit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e fortë. Temperatura minimale do të jetë 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 2 gradë Celsius.
Nga nesër temperatura të ulëta dhe mjegull
Sipas parashikimeve të DPHM-së, nga nesër dhe gjatë gjithë javës së ardhshme të punës pritet mot i qëndrueshëm dhe shumë i ftohtë.
Temperaturat e mëngjesit pothuajse në të gjithë vendin do të jenë nën zero, ndërsa në zona të caktuara pritet paraqitje e mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë, herë pas here mesatare, nga drejtimi verior. /Zhurnal.mk
