75
Tetovë, 29 nëntor Zhurnal.mk – Reshjet e para të borës kanë sjellë vështirësi në komunikacion, ndërsa në Tetovë është shënuar një aksident i rëndë trafiku, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një lokali.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara nga përplasja, ndërsa incidenti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar, rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti apo dëmin material të shkaktuar.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje lidhur me rastin.
