Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 nëntor Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është identifikuar personi që vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policie në Tetovë, gjatë festimeve për Ditën e Flamurit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministria bën të ditur se personi është thirrur në polici për të dhënë shpjegime, në prani të njërit prej prindërve, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Pas përfundimit të verifikimeve, ndaj tij pritet të ndërmerret procedura përkatëse ligjore.

artikuj të ndërlidhura