Izet Mexhiti takoi drejtorin rajonal të UNOPS-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner

nga Xh M

Shkup, 13 nëntor – Sot prita në takim pune një delegacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh – UNOPS, të udhëhequr nga drejtori rajonal për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner, i cili po zhvillon një vizitë të rëndësishme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

I urova mirëseardhje dhe shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UNOPS-i i ofron vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për realizimin e projekteve të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, si projekti “Ajri i Pastër”, të cilin po e zbatojmë së bashku me Misionin e BE-së dhe UNOPS-in për të luftuar ndotjen dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vendin tonë.

Me UNOPS-in po realizojmë një sërë projektesh për përballimin e sfidave mjedisore.

Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit tonë është projekti për sanimin e deponisë me lindan në ish-fabrikën OHIS, ndërsa në një të ardhme të afërt planifikojmë që këtë praktikë ta zbatojmë edhe në lokacione të tjera, si Jugohromi dhe fabrika të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More