Komandant Hoxha: Nesër u përgjigjem të gjitha pyetjeve të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

nga Xh M

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë një deklarim publik së fundi, duke pohuar se do t’i kundërshtojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së.

Ai ndër tjera i cilëson akuzat si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe.

”Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e [Vaso Čubrilović] dhe [Dobrica Ćosić], në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre”, ka shkruar Tara në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More