Konjufca: Qeverinë e re e bëjmë veç me pakicat jo-serbe, opozita ka qenë agresive

nga D V

Glauk Konjufca, ka folur për gazetën italiane Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa rreth arritjes eventuale të krijimit të një qeverie të re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka thënë se beson se do ta arrijnë me pakicat jo-serbe – ndërsa opozitës i përshkroi “qëndrime obstruksioniste”, “sulme agresive dhe goditje të ulëta” gjë që, sipas tij, “ka lënë shenjë”.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për OBCT.

“Nëse lind nevoja do të mblidhemi si lidership dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More