Mickoski: Fitër Bajrami na mësoi solidaritetin, ndaj të mos harrojmë të varfërit dhe jetimët

nga Redaksia

Shkup, 30 mars – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës së Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet e tyre.

Mickoski në urimin e tij shkruan se të pasurit duhet të mos i harrojnë të varfërit.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ju uroj festën e Fitër Bajramit dhe t’ju uroj shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet tuaja. Fitër Bajrami është një festë solidariteti dhe humaniteti, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos harrojnë të varfërit dhe jetimët”, thuhet në urimin e Mickoskit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More