Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj, Zhurnal.mk – Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në serinë e “hajde folim”, është pyetur nga një i ri se çfarë do të bëj ai nëse vjen në krye të shtetit, për të rinjtë që po ikin nga vendi.

Abdixhiku këtë e cilësoi si një nga problemet më bazike që has Kosova tash e një kohë. Por, sipas tij, duhet të veprohet shpejtë dhe të investohet.

“Në momentin që ne humbin të rinjtë tonë, pasurinë më të madhe kombëtare që e kemi, kemi dështuar si komb. Duhet të veprojmë shpejt dhe kjo shpejtësi veprimi nënkupton investime kapitale që Kosova nuk i ka parë tash e 27 vite. Shumë investime, kemi punë ku të investojmë mjaft. Në çdo sektor që e prek mundesh me investu diçka”, është deklaruar Abdixhiku në videon e publikuar në rrjetin e tij social Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër