Rama pret Dendias: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj, Zhurnal.mk Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në kryeministri ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim, ndërsa e konsideroi ministrin Dendias një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë.

“Faleminderit shumë, i dashur Nikos. Udhëtim të mbarë dhe të këndshëm për në shtëpi”, shkruan Rama në gjuhën greke.

Sipas medies, ministri Dendias do të vijojë axhendën e tij në Shqipëri ku do të takohet pasdite me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër