Abdush Demiri emërohet Nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Nga admin
452 e lexuar

Shkup, 28 janar – Me 2/3 e votave të deputetëve, Abdush Demiri është zgjedhur sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Demiri thekson se ky është një privilegj dhe një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vend.

Gjatë mandatit të tij, ai premton:

Transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor.

Mbrojtje të standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese.

Bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike.

Demiri falënderon të gjithë ata që e mbështetën, duke theksuar se besimi i tyre do të jetë forca për të punuar me nder dhe përkushtim

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër