Bekim Sali takoi Ambasadoren e Gjermanisë

Nga B.M
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 janar – Sot, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.


Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Ministri Sali vlerësoi lart rolin e Gjermanisë si një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë, duke theksuar kontributin e investimeve gjermane në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua procesit të eurointegrimeve, ku Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Gjermanisë ndaj aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai riafirmoi përkushtimin institucional për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.


Ambasadorja Drexler konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për rrugëtimin evropian të vendit, si dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër