Afrim Gashi nga Vatikani: Maqedonia e Veriut model i bashkëjetesës ndëretnike

Nga B.M
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 22 maj, Zhurnal.mk- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po udhëheq delegacionin shtetëror-kishtar në vizitën në Vatikan me rastin e Manifestimit radicional “Për nder të Shën Kirilit”.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, gjatë Audiencës, Gashi shprehu urime të sinqerta për përvjetorin e zgjedhjes së Papës Leo XIV dhe theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore me Selinë e Shenjtë.

“Takimi riafirmoi lidhjet historike dhe shpirtërore midis dy vendeve, të ndërtuara mbi trashëgiminë e Shën Kirilit dhe Metodit dhe figurën universale të Nënë Terezës. Gjatë takimit, u theksua edhe rëndësia e promovimit të paqes, tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve dhe feve, si vlera universale që kontribuojnë në stabilitet, solidaritet dhe bashkëjetesë në Evropë dhe më gjerë. Në këtë kontekst, Kryetari Gashi nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet një shembull i bashkëjetesës ndëretnike, multikulturore dhe ndërfetare, me respekt të thellë për liritë fetare dhe rolin konstruktiv të bashkësive fetare në shoqëri”.

“Si pjesë e programit, Kryetari i Kuvendit u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin, ku u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimin e dialogut institucional dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, arsimit, shkencës arkivore dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore”, thuhet në njoftim.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër