Përfundon sezoni i ngrohjes, nis periudha kalimtare deri më 30 prill

Nga D. V.
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill, zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se sot, më 15 prill 2026, përfundon zyrtarisht sezoni i ngrohjes, ndërsa nga nesër fillon periudha kalimtare që do të zgjasë deri më 30 prill.

Sipas KRRE-së, gjatë kësaj periudhe furnizimi me energji termike do të varet nga kushtet klimatike. Në rast se temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e ardhshme është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë Celsius, furnizuesi obligohet të sigurojë ngrohje në hapësirat e banimit.

“Furnizimi duhet të realizohet në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 22:00, duke garantuar temperaturë prej 20+1 gradë Celsius,” thuhet në njoftimin e KRRE-së, bazuar në Rregullat për furnizim me energji termike dhe sistemin tarifor përkatës.

Të dhënat për temperaturat sigurohen nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, e cila përcakton nëse plotësohen kushtet për aktivizimin e ngrohjes gjatë periudhës kalimtare.

Ndryshe, sezoni i rregullt i ngrohjes për konsumatorët e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup fillon më 15 tetor dhe përfundon më 15 prill çdo vit.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër