Ahmeti flet me Ramën për bashkëpunim ndërshqiptar e përspektivën për në BE

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në tiranë, gjatë qëndrimit të tij atje me rastin e organizimit të Samitit të Diasporës nga qeveria e Ramës, përcjell Zhurnal.mk.

Ahmeti tha në një komunikatë të shkurtër përmes Facebook, se që të dy kanë biseduar për bashkëpunim ndërshqiptar, e për përparimin drejt Bashkimit Evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!,” shkroi kreu i BDI-së.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid02NFriNc5Pmj6LU5MZrVsfMvr6VUsefgqtt1LbCSV2AwGw4sFzU8wNoUb2BhwWn6J5l

artikuj të ndërlidhura