Ahmeti nga Tetova: BDI është gati, fitoret e ardhshme po vijnë

Nga Xh M
1,014 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës sot tregoi organizimin dhe unitetin e partisë. Ai tha se me konstituimin e organeve të degës, BDI-ja dëshmoi gatishmëri për sfidat e ardhshme. Ahmeti vlerësoi gjithashtu angazhimin e brezave të vjetër dhe të rinj brenda partisë.

“Sonte, Tetova foli fuqishëm! Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i degës së Tetovës dëshmoi edhe njëherë se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend. Me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova sonte dha mesazh të qartë: uniteti ynë është i pathyeshëm, vizioni ynë është i qartë dhe rruga jonë drejt fitoreve të reja është e pakthyeshme. Pashë energjinë e brezave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe vendosmërinë e të rinjve që sot marrin përgjegjësi për ta çuar përpara misionin tonë politik e kombëtar. Ky bashkim gjeneratash është garancia më e madhe për sukseset që na presin. Tetova sonte demonstroi seriozitet, dinjitet dhe gatishmëri për sfidat e kohës. Tetova është gati. BDI është gati. Fitoret e ardhshme po vijnë!”, ka shkruar Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër