PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në degën e Bogovinës

Nga Xh M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogovinë, 16 maj Zhurnal.mk – Në kuadër të aktiviteteve për organizimin e Kongresit IX të Partia Demokratike Shqiptare, në degën e Bogovinës është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i partisë.

Gjatë punimeve të kuvendit janë zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Bogovinës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa është miratuar edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të kongresit.

Nga partia theksuan se aktivitetet organizative po zhvillohen në vazhdën e përgatitjeve për Kongresin IX të PDSH-së.

https://www.facebook.com/share/p/1RKqjfitk1/?mibextid=wwXIfr

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër