Ahmeti pret në takim presidentin e Shqipërisë

Nga Xh M
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – I pari i BDI-së, Ali Ahemti priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, që siç tha, ishte një atmosferë vëllazërore dhe e përzemërt. Ahmeti tha se u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon dhe për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare.

Tutje, ai tha se takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror.

“Sonte pata kënaqësinë që, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballemi si vende në rrugëtimin tonë euroatlantik”, shkroi Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër