Aksident në Bulqizë – Përplasje e fortë, një automjet përfundon i varur në pemë, dy të plagosur

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bulqizë, 1 qershor Zhurnal.mk – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:20 të datës 1 qershor 2026, në vendin e quajtur “Boçevë”, në zonën e Bulqizë, njësia administrative Shupenzë, në qarkun Dibër.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një furgon, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e goditjes së fortë, njëri prej mjeteve ka përfunduar i varur në një pemë anës rrugës, duke bërë që situata të jetë më e rëndë në pamje.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore. Mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë identifikuar si Lumturi Perkoxha dhe Gerald Manjani, të dy banues në fshatin Homezh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër